E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet në flagrancë duke vjedhur në Kishën Katolike, arrestohet 48-vjeçari në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka parandaluar një rast të vjedhjes në një objekt kulti mbrëmjen e djeshme, duke arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi”, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, gjatë patrullimit në territor, kanë konstatuar një shtetas në ambientet e Kishës Katolike teksa tentonte të vidhte sende me vlerë.

Patrulla e Përgjithshme ka ndërhyrë menjëherë dhe ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit B. B., 48 vjeç, banues në Lushnjë.

Policia bën me dije se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme hetimore dhe ligjore.

Autoritetet vijojnë punën për parandalimin e veprave penale dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›