Katari dëbon Hamas/ Pas kërkesës së SHBA, Doha u kërkon krereve të Hamas të lënë vendin

Katari , vendi I cili ka strehuar prej dekadash militantët e grupit palestinez Hamas dhe udhëheqësit e tyre ka rënë dakord që ti dëbojë ata nga vendi pas një kërkese të bërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi është raportuar nga Media Amerikane CNN , ku thuhet se Washingtoni i ka kërkuar Doha-s zyrtare që të ndërmarrë një hap të tillë pasi Hamas nuk po liron pengjet e rrëmbyera më 7 tetor dhe mbi të gjitha ka vrarë pengje amerikane.
CNN shkruan se Katari ka lajmëruar udhëheqjen e lartë të Hamas një javë më parë se ata duhet të largohen nga Doha .
Grupit militant palestinez i është lënë një afat shumë I shkurtër për tu zhvendosur. Turqia tashmë shihet si vendi ku Hamas mund të kërkojë strehim, pasi militantet e ketij grupi kryen sulmin terrorist të 7 tetorit ndaj Izraelit, duke nxitur edhe nisjen e luftës në Gaza.
Shtetet e Bashkuara I kishin kerkuar prej Kohesh Katarit qe te debojne kreret e Hamas nga Gaza, si nje forme presioni kjo per te bindur grupin militant palestinez qe te pranonte kushtet per arritjen e nje armepushim . Duke qene se keto negociata nuk prodhuan rezultat, Katari ka vendosur jo vetem qe te deboje udheheqesit e Hamas nga vendi, por gjithashtu nuk do te marre pjese ne bidesime si ndermjetesues paqeje deri sa te dyja palet te tregojne nje deshire reale per aremepushim.
Ne luften me shume se nje vjecare ne Gaza ka pasur vetem nje armepushim nje javor vitin e shkuar qe solli lirimin e rreth 100 pengjeve te rrembyera nga Hamas, nga 251 persona qe u rrembyen me 7 tetor. Bisedimet e tjera te ndermjetesuara nga Egjipit, Katari dhe Shtetet e Bashkuara kane deshtuar. Grupi militant palestinez Hamas, I konsideruar grup terrorit nga dhjetera vende perendimore dhe SHBA mban peng ende rreth 100 persona , ku nje e treta prej tyre besohet se jane vrare nga inteligjenca izraelite. Fati I pengjeve te tjere vijon te mbetete nje mister./abcnews.al