E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kategoria e Parë: Apolonia-Luftëtari dhe Lushnja-Skënderbeu në RTSH

Java e dytë e Kategorisë së Parë do të luhet e ndarë në dy ditë, të shtunën  dhe të dielën. Dy sfidat më interesante të javës do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Të shtunën do të luhen katër ndeshje të javës së dytë në Kategorinë e Parë. Apolonia-Luftëtari, në orën 17.00, do të transmetohet direkt në RTSH 2, ndërsa ndeshjet e tjera të së shtunës janë Iliria-Pogradeci, Korabi-Besa dhe Laçi-Kastrioti.

Të dielën në orën 17.00 do të jenë dy ndeshjet e tjera të javës. Burreli pret Kukësin, ndërsa Lushnja pret Skënderbeun. Kjo e fundit do të transmetohet direkt në RTSH 2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›