E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria e Parë/ Artan Bano rikthehet në krye të Lushnjës me misionin për ta shpëtuar

Marrin fund dilemat për trajnerin që do të pasojë Ditmar Bicajn  në stolin e Lushnnjës. Ai është Artan Bano, i cili rikthehet në krye të kësaj skuadre, tani me misionin për ta nxjerrë nga kriza e rezultateve.

Zyrtarizimin e ka bërë kryebashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa, me një postim në faqen e saj në rrejetet solciale. “Artan Bano ishte zgjidhja jonë brenda “familjes” për të tejkaluar momentin delikat të këtij sezoni! Një emër me eksperiencë që e njeh mirë ambientin.

Bashkia Lushnje dhe unë personalisht do të vazhdojmë të japim mbështetjen maksimale për futbollin e Lushnjës. Uroj që të ketë reflektim nga të gjitha strukturat, përfshirë staf dhe lojtarë vendas, të cilët nuk kanë dhënë atë që ne si drejtues apo opinioni sportiv prisnim në këtë sezon! Duhet kaluar nga fjalët tek puna! Suksese trajnerit të ri dhe skuadrës në vijim!” – shkruan Sefa.

Lushnja mban vendin e 10-të aktualisht dhe ndodhet në zonën e rënies nga kategoria. Bano është trajneri i tretë që do ta drejtojë për këtë sezon, pas Erjon Xhafës dhe Ditmar Bicajt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›