E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria e Parë, Luftëtari ndal Skënderbeun në Korçë

Skënderbeu bën një hap fals në shtëpi, në ndeshjen e parë të vitit 2026 në Kategorinë e Parë.

Korçarët kanë barazuar 1-1 në shtëpi me Luftëtarin. Gjithçka ndodh në pjesën e dytë: miqtë kalojnë të parët në avantazh, por djemtë e Gjokës barazojnë shifrat me Gjinin pak minuta më vonë.

Mbyllet në barazim 1-1 sfida e fundit e javës së 18-të të Kategorisë së Parë, me Skënderbeun dhe Luftëtarin që ndajnë nga një pikë.

Korçarët ngjiten në kuotën e 41 pikëve në krye të renditjes, por tashmë diferenca me Laçin e vendit të dytë zvogëlohet në 5 pikë. Gjirokastritët marrin një pikë të çmuar në një transfertë të vështirë dhe mbajnë gjallë shpresat për mbijetesë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›