E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria e Parë/ Skënderbeu përmbys Besën, Laçi dhe Pogradeci fitojnë në transfertë

Kanë përfunduar 5 sfidat e javës së 19-të të Kategorisë së Parë, që u luajtuën ditën e sotme. Skënderbeu ka mposhtur 3-2 me përmbysje Besën në supersfidën e javës në kampionat, ndeshje që u transmetua drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Laçi triumfon 2-1 në transfertë përballë Burrelit. Edhe Pogradeci merr një fitore të rëndësishme larg shtëpi, pasi fiton 4-2 në transfertë përballë Kastriotit. Korabi ka mposhtur 2-1 Ilirinë në Peshkopi, ndërsa Luftëtari ka fituar 3-1 derbin e mbijetesës përballë Kukësit.

Java e 19-të e Kategorisë së Parë mbyllet nesër me derbin Apolonia-Lushnja, që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›