Kategoria e Parë në RTSH/ Besa mposht Pogradecin dhe merr vendin e parë

Kategoria e Parë | 18 minuta më parë
Besa ka marrë tri pikët përballë Pogradecit në një ndeshje ku gjithçka nisi mirë për vendasit, të cilët ndërlikuan shumë pozitat e tyre në fundin e saj.
Takimi i vlefshëm për javën e 9-të të Kategorisë së Parë, i transmetuar në RTSH Sport HD, nisi menjëherë mirë për verdhezinjtë, të cilët gjetën avantazhin me Prengajn që në minutën e parë.
Për të festuar katër golat e tjerë të këtij takimi sportdashëse iu desh të prisnin pjesën e dytë ku Besa dërgoi shifrat 3-0 falë Ruzgis (68’) dhe Zekolli (71’).
Kur të gjithë menduan se Besa do të merrte tri pikë të lehta Pogradeci reagoi me Balliun (81’) dhe Chinëendu (85’).
Pas nëntë javësh kampionat Besa merr vendin e parë me 17 pikë ndërsa Pogradeci mban vendin e katërt me 14 pikë. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.