Kategoria e Parë në RTSH, kalendari i javës së parë të kampionatit

Është hedhur shorti për kalendarin e kampionatit Kategoria e Parë për sezonin 2025-2026. Java e parë e kampionatit ka rezervuar përballje interesante.
Skënderbeu do të presë në shtëpi Burrelin, ndërsa Besa do të përballet me Kastriotin. Luftëtari do të masë forcat me Korabin, Pogradeci do të sfidojë Lushnjën, ndërsa Apolonia do të luajë në transfertë kundër Kukësit. Iliria do të përballet me Laçin, në sfidën hapëse të këtij edicioni të Kategorisë së Parë.
Kampionati do të nisë më 23 gusht dhe ndeshjet më interesante të javës do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.