Kategoria e Parë, përcaktohen datat dhe oraret e ndeshjeve të dy javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar oraret dhe datat e javëve 21 dhe 22 të kampionatit të Kategorisë së Parë. Java e 21-të zhvillohet më 7 dhe 8 shkurt 2026. Të gjitha ndeshjet luhen në orën 13:30.
Skënderbeu, KF Laçi dhe Pogradeci, tri skuadrat e para të renditjes, luajnë në transfertë. Java e 22-të zhvillohet më 14 dhe 15 shkurt 2026. Vetëm një ndeshje luhet në orën 16:30. Skënderbeu kundër Apolonisë në stadiumin “Skënderbeu”. Të gjitha ndeshjet e tjera janë programuar në orën 13:30
Java 21
Apolonia–Pogradeci, 07.02.2026 13:30
Korabi–Skënderbeu, 07.02.2026 13:30
Kastrioti–Kukësi, 07.02.2026 13:30
Lushnja–Laçi, 07.02.2026 13:30
Burreli–Iliria, 08.02.2026 13:30
Besa–Luftëtari, 08.02.2026 13:30
Java 22
Laçi–Besa, 14.02.2026 13:30
Luftëtari–Kastrioti, 14.02.2026 13:30
Kukësi–Korabi, 14.02.2026 13:30
Skënderbeu–Apolonia, 14.02.2026 16:30
Pogradeci–Burreli, 15.02.2026 13:30
Iliria–Lushnja, 15.02.2026 13:30