E Enjte, 5 Nëntor 2026

Katër viktima dhe dhjetëra të plagosur, Erdogan reagon pas sulmit terrorist në Ankara

Presidenti turk Rexhep Tayiip Erdogan, ka reaguar pas sulmit terrorist të ndodhur në Ankara, ku numri i viktimave ka shkuar në katër.

“Fillimisht u raportuar për tre viktima, por nga informacionet e fundit raportohet për katër viktima. Dhe kemi 14 të plagosur. Unë e dënoj këtë sulm të tmerrshëm terrorist”, u shpreh ai.

Sulmi ndodhi në selinë e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSAS) pranë Ankarasë.

Çfarë është Industria Turke e Hapësirës Ajrore?

Turkish Aerospace Industries Inc. është qendra teknologjike në fushat e projektimit, zhvillimit, prodhimit, integrimit, rinovimit dhe shërbimeve pas shitjes së platformave ajrore në Turqi. Kompania prodhon pjesë për avionët më të mëdhenj të pasagjerëve në botë, Airbus A380, dhe avionët e transportit ushtarak, Airbus A400M.

Korporata Turke e Industrisë së Hapësirës Ajrore (TUSAŞ) u themelua më 28 qershor 1973. E themeluar në Ministrinë e Industrisë dhe Teknologjisë, ajo synon të reduktojë varësinë e huaj të Turqisë në industrinë e mbrojtjes.

Qëllimi i themelimit është përcaktuar në ligj si më poshtë: “Të krijojë dhe të operojë një industri avionësh që do të rrisë nivelin teknologjik të Turqisë, do të kontribuojë në produktin kombëtar, do të zbusë varësinë nga ekonomitë e huaja, do të konkurrojë me tregun e huaj dhe do të fokusohet në sigurinë kombëtare dhe nevojat e qytetarëve”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›