Kavaje dhune ne bashkitentohet mbyllja e zyres QKR
Te tjera rreth shkrimit Kola Elvis Roshi bllokon bizneset Dokumenti Zyra ne Kavaje funksionale
KAVAJE ndash Punonjesit e bashkise se Kavajes jane perplasur me policine sot pasi dy punonjes te Qendres Kombetare te Regjistrimit QKR kane kerkuar mbylljen e zyre se QKR ne kete qytet. Kryebashkiaku i Kavajes Elvis Roshi tha per Shqiptarja.com se rreth ores 16.00 dy zyrtare te QKR kane hyre ne bashki dhe kane kerkuar marrjen me dhune te kompjuterave dhe te gjitha materialeve te tjera ne zyren e QKR lokale e cila prej vitesh funksionon ne kete bashki. Sipas Roshit punonjesit kane deklaruar se urdheri eshte dhene nga drejtori i QKR ne Tirane Tomi Kola. Por kryebashkiaku Roshi pohon se zyrtaret e ardhur nga Tirana nuk kane asnje shkrese zyrtare e cila te ligjeroje mbylljen e zyres ne kete bashki. Policia ka mberritur ne bashkine e Kavajes pas kerkeses se punonjesve te ardhur nga kryeqyteti cka beri qe te paralizohej puna ne bashkine e cila prej vitit te kaluar qeveriset per here te pare nga te majtet.
PROCESVERBALI
Pas me shume se 60 minutash qendrimi ne hyrje te bashkise se Kavajes policia dhe dy punonjesit e derguar nga zyra qendrore e QKR jane larguar pa mundur dot te marrin materialet per te cilat kishin ardhur.
Sipas zyrtareve te bashkise se Kavajes keta punonjes kane kerkuar qe te firmoset nje procesverbal ku te deklarohej se nuk pranonin te lironin zyren lokale te regjistrimit te biznesve. Por nje gje e tille nuk eshte pranuar as nga kryebashkiaku Roshi dhe shefi i policise bashkiake te qytetit. Per pasoje punonjesit e IT e policia jane larguar ndersa mbetet enigme arsyeja e mbylljes se zyres se QKR ne bashkine e Kavajes.
aq/shqiptarja.com