Kazakistani i gatshëm të ruajë uraniumin e Iranit, propozimi vjen si zgjidhje për zhbllokuar negociata SHBA-Teheran

Kazakistani propozoi një plan për të ruajtur rezervat e uraniumit të Iranit, duke ofruar një zgjidhje të mundshme për të hequr një nga pengesat kryesore në negociatat SHBA- Iran për arritjen e një marrëveshjeje paqeje. “Ne jemi të gatshëm për të ofruar ndihmë teknike me mirëbesim, me kusht arritjen e marrëveshjeve të nevojshme ndërkombëtare midis të gjitha palëve”- njoftoi Ministra e Jashtme të Kazakistanit.
Plani u mbështet edhe nga shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi. Ky i fundit u shpreh se ideja e zhvendosjes së uraniumit të Iranit mund të jetë e pranueshme për të dyja palët, duke shtuar materiali bërthamor mund të ruhet në mënyrë të sigurt. Kazakistani shihet gjerësisht si një model për çarmatimin bërthamor.
Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, ai vend trashëgoi një nga arsenalet më të mëdha bërthamore në botë, rreth 1400 koka bërthamore dhe e çmontoi vullnetarisht atë deri në vitin 1995. Propozimi i Kazakistanit vjen në një kohë kur negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit janë në ngërç për shkak të rezervave të uraniumit të Iranit dhe bllokimit të Ngushticës së Hormuzit.
Vlerësohet se Irani ka rreth 440 kilogramë uranium të pasuruar në nivelin 60%, dukshëm nën pragun prej 90% të kërkuar për krijimin e armëve bërthamore, por i mjaftueshëm, nëse pasurohet më tej, për të prodhuar 10 deri në 12 pajisje atomike. SHBA kërkon me ngulm zhvendosjen e materialit bërthamor, si masë për të parandaluar Republikën Islamike të zhvillojë armë atomike.
/rtsh.al/