E Diel, 1 Nëntor 2026

Këmbente valutë në të zezë/ Procedohet i riu në Shkodër, sekuestrohet një shumë parash

Një 28-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Shkodrës. Sipas policisë, i riu ushtronte pa licencë disa veprimtari bankare dhe dyshohet se “Pastronte produkte të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.

Konkretisht, 28-vjeçari kryente këmbimi valutave, në mënyrë të jashtëligjshme. Gjatë kontrollit në subjektin e tij, janë konstatuar shumë parash të valutave të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›