E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kemi ardhur për fitore këtu”, Hysaj para ndeshjes me Serbinë: Po e përjetoj shumë këtë sfidë!

Elseid Hysaj ka folur në konferencë për shtyp, ndërsa në prag është ndeshja me Serbinë. Lojtari i Kombëtares u shfaq krah trajnerit Silvinjo para mediave të pranishme.

Hysaj nënvizoi se parashikojnë vetëm  fitore, as barazim apo humbje.

Ai tha se duhet të japin 120% të tyre jo vetëm 100%, teksa shtoi se këtë sfidë po e përjeton shumë emocionalisht.

Hysaj: Ne kemi ardhur këtu për fitore, as për barazim a humbje, siç e thashë duhet të jemi të përqendruar. 100% ndoshta nuk del, duhet të jemi 120%, se është ndeshje delikate dhe e fortë se mund të jetë finale për ne dhe ata.

Të gjithë, si unë, e mendojnë si unë, që duhet të vijmë për fitore se nuk vijmë për rezultat tjetër. Por siç e thashë, futbolli është shumë i çuditshëm, nuk dihet si mund të shkojë. Gjëja e rëndësishme është që të gjithë të hyjmë në fushë në një mendje që të hyjmë në fushë për një fitore dhe nesër mund të jetë dita.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›