Kënga Kuqezi ngre në këmbë shqiptarët në Milano, u bashkohet kryeministri Rama dhe ministrat

Kënga Kuqezi ka ngritur në këmbë të gjithë pallatin sportit në Milano. Pjesë e këngës është bërë edhe kryeministri Edi Rama me ministrat përfaqësues që e shoqërojnë në Milano në takimin me diasporën.
Me mijëra shqiptarë që kanë mbushur pallatin e sportit, ministrat ,kryeministri Rama kanë shoqëruar me duart lart, duartrokitje, e flamuj këngën e Elvana Gjatës.
/rtsh.al/