Keni dyshime për të? Shenjat që tregojnë se ajo po ju tradhton

Disa shenja që tregojnë se partnerja po ju tradhton. Secila shenjë është një lloj paralajmërimi që diçka nuk po funksionon në lidhjen tuaj.
Ajo qëndron larg familjes tuaj
Fakti që ajo kërkon të mos jetë më pjesë e funksioneve të familjes tuaj ose të qëndrojë me miqtë tuaj është një nga shenjat që po ju tradhton. Kjo shenjë mund të jetë tregues i pendesës së saj, gjë që mund ta bëjë të ndjehet fajtore për tradhtinë. Sa më pak të ballafaqohet me njerëzit e rrethit tënd që të kujtojnë vazhdimisht gabimet e saj, është një dhimbje mendore më pak për të.
Ajo ka një shok misterioz
Sipas gojëdhënave një shenjë që femra juaj po ju tradhton lind kur në mes futet një “shok i ri misterioz”. Nëse është dikush për të cilën ajo thotë se është shok pune ose një mik i vjetër, ajo e mban të fshehur këtë miqësi dhe heziton të japë hollësira mbi të, e aq më pak t’jua prezantojë.
Ajo ju largon nga prioritetet e saj
Nëse ajo është e përfshirë në një lidhje me dikë tjetër, ju do të ndjeni një largim nga prioritetet e saj ditore. Papritur nuk ka më të diela të përkushtuara ndaj njëri-tjetrit sepse del gjithnjë diçka që do të hyjë në mes. Ato kanë një tendencë të planifikojnë sa më shumë takime që të munden, që më vonë sjell mospërfillje të angazhimeve të mëparshme.
5. Ajo bën sa më shumë përpjekje që të duket seksi
Ju e pëlqeni atë ashtu siç është, por kjo nuk do ta ndalojë atë të përmirësojë pamjen. Ashtu siç ju u përpoqët t’i bënit përshtypje asaj në fillim të marrëdhënies suaj, ajo do përpiqet sa më shumë të përmirësojë stilin e saj, të ndryshojë makeup-in dhe pamjen e saj fizike për një mashkull të ri në jetën e saj. Kështu, ndërsa dëshira e saj për t’u dukur më seksi është njëra anë e medaljes, të mos kushtuarit vëmendje të opinionit tuaj, është ana tjetër.
Nuk ka interes të kryejë marrëdhënie seksuale me ju
Kur marrëdhënia juaj ishte në fillimet e veta, të dy ishit plot pasion dhe të hapur ndaj dashurisë spontane. Kurse tani është ndryshe, ju bëni dashuri me partnere tuaj vetëm kur do ajo. Ajo papritur mund të ndjehet e mërzitur nga performance juaj dhe fillon të mendojë për dikë tjetër kur ju bëni dashuri. Pra nëse ju nuk jeni në gjendje ta kënaqni atë seksualisht, atëherë dikush tjetër po jua “rrëmben” atë.