Kërcënimet e krimit të organizuar ndaj prokurorëve të SPAK, Muçi: Bëhen serioze vetëm kur kanë mbështetje nga politika

I ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ish-Prokurori Besnik Muçi, ka komentuar deklaratat e bëra një ditë më parë në KPL nga kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili tha se prokurorët e SPAK janë kërcënuar nga krimi i organizuar.
I pyetur nga moderatorja Borakaj nëse ai është ëkrcënuar kur ka qenë në detyrë, Muçi tha se kërcënimet nga krimi i organizuar bëhen serioze vetëm kur kanë mbështetje nga politika.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Muçi ju ndodhte të kërcënoheshit?
Muçi: Unë kam punuar në prokuroinë e Krimeve të rëndë kam punuar me çështje të ndryshme. Pa shkuar te përgjigja e pyetjes tuaj, dua të them lufta kundër kirmit është përgjegjësi e gjithë shoqërisë shqiptare. Prokurorët kanë marrë përsipër të jenë të gjithë në vijën e parë. Unë kam dyshimet e mia për rakordimin e strukturave në luftën kundër krimit. Në raste të tilla kërcënimet bëhen serioze kur merr natyrë politike. Krimi i organizuar do të kërcënojë, por në momentin që krijon lidhje me politikën atëherë bëhet i rrezikshëm.