E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcënohet me jetë Haradinaj/ Arrestohet një person, bëri thirrje për pushkatimin e tij

Kërcënohet me jetë Ramush Haradinaj, deputet i Aleancës dhe komandant i UÇK-së për zonën e Dukagjinit gjatë luftës së Kosovës.

Nga salla e Kuvendit, e hapur për mërgimtarët, pasi përfundoi aksioni opozitar, një qytetar i quajtur Skënder Llugiqi bëri thirrje për pushkatimin e tij.

Pas denoncimit publik të rastit nga radhët e partisë së Haradinajt, personi u identifikua dhe u arrestua nga blutë e Kosovës. Ndaj tij tani fillojnë hetimet.

Rastin e ka dënuar edhe organizata e veteranëve të luftës, ndërsa gjuha e urrejtjes në Kosovë është identifikuar si një nga problemet kryesore të prodhuara nga kriza politike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›