E Martë, 3 Nëntor 2026

“Kërcënon shëndetin e konsumatorëve”, Rama: Angazhim maksimal për sekuestrimin e mallrave pa faturë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto të aksionit të administratës tatimore, e cila ka bllokuar produktet pa faturë. Sipas tij, mosfaturimi për qumështin, mishin dhe bulmetin kërcënon shëndetin e konsumatorëve dhe cenon edhe rendin ligjor. “Mosfaturimi për qumështin, mishin dhe bulmetin e freskët kërcënon shëndetin e konsumatorëve, përveçse cenon rendin ligjor si çdo mosfaturim tjetër. Angazhim maksimal për sekuestrimin e këtyre mallrave pa faturë”, shkruan Rama./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›