Kërcet arma në Shkodër, një i plagosur

Një tjetër plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrethin e Shkdorës.
Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata, raporton se një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në njësinë Rrethina të Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Golem, ndërkohë që policia është nisur drejt vendngjarjes.
Njoftimi:
Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./Vizionplus.tv/