E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkesë e paligjshme për Tiranën, KQZ rrëzon PS Rozeta Rapushi

Nuk merret ne shqyrtim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ankesa e Partise Socialiste per rrezimin e vendimit te KQZ-se per rezultatin e zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes si dhe per shpalljen e pavlefshmerise per 284 Qendra Votimi. Me kater vota kunder dhe vetem dy pro, KQZ nuk pranoi as qe ta marre ne shqyrtim ankesen e socialisteve. Per rrjedhoje, Lulzim Basha, eshte fitues i Bashkise se Tiranes me 93 vota epersi ndaj kundershtarit Edi Rama. Si relator i ceshtjes, kryetari i KQZ-se, Arben Ristani, dha argumentet se pse nuk duhet te shqyrtohet ankesa e selise roze. “Ne lidhje me objektin e pare te ankeses se PS-se, per te rrezuar vendimin e KQZ-se te 25 qershorit qe shpalli rezultatin e Bashkise se Tiranes, kjo nuk eshte kompetence e komisionit. Veprimi i KQZ-se ne funksionin e saj si KZAZ e Bashkise Tirane, tashme eshte jashte cdo lloj debati sepse eshte konfirmuar jo vetem nga praktika por edhe jurisprudenca e Kolegjit Zgjedhor.

Per sa i perket objektit te dyte te ankeses, ku kerkohet pavlefshmeria e zgjedhjeve per 284 qendra votimit, jeni jashte afateve ligjore te percaktuara ne ligj, Kodin Zgjedhor”, u shpreh Ristani. Sipas kreut te KQZ-se, per te kerkuar pavlefshmeri te zgjedhjeve per disa zona, Partia Socialiste dhe cdo subjekt politik, duhet te bazohet ne nenin 160 te Kodit Zgjedhor, qe percakton nje afat tre ditor pas dhenies se vendimit nga KZAZ, qe ne kete rast funksioni eshte kryer nga KQZ. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne daten 23 maj nxori rezultatin e zgjedhjeve dhe ne baze te Kodit Zgjedhor, neni 160 te tij, afati per tu ankuar dhe kerkuar pavlefshmeri, u ezaurua ne daten 26 maj. Kalimi i afatit 3 ditor, sjell dekadence te metejshme te ankeses se PS. Ndaj pretendimi i pare nuk duhet te shqyrtohet per shkak te kompetences dhe i dyti per shkak te kalimit te afatit ankimor”, sqaroi Ristani. Propozimi i Ristanit u pranua nga tre anetaret e tjere te KQZ-se, nderkohe qe u refuzua nga nenkryetarja e komisionit, Deshira Subashi si dhe anetari tjeter Artan Laze. “Kerkesa ankimore e PS eshte brenda afatit ligjor, sepse sapo eshte miratuar ne KQZ akti per rezultatin pak dite me pare. Te dy pretendimet e kesaj force politike qe ngrihen ne ankese plotesojne kriteret e nenit 130 te Kodit Zgjedhor dhe ndaj KQZ eshte e detyruar ta shqyrtoje ate”, tha Subashi. Ne te njejten linje u shpreh edhe Laze, madje ai ngriti dyshime se si ka mundesi qe kjo ankese i ra pikerisht kreut te komisionit Ristani per relatim. “Cuditerisht, qe relatimi i kesaj ankese i ra pikerisht Arben Ristanit dhe po cuditerisht ai jep nje relatim kaq te gjate per te paren here. PS eshte legjitime ne kete ankim dhe KQZ ka kompetence ta shqyrtoje ankesen pasi afatet ne te cilat e beri kete ankese jane te sakta. Ankesa keshtu i permbush te gjitha kriteret e Kodit Zgjedhor, ndaj KQZ duhet ta pranoje dhe te caktoje seancen per shqyrtimin”, shtoi edhe Laze, por pa rezultat. Pas kesaj, PS mund te ankimoje ne baze te ligjit ne Kolegjin Zgjedhor.

Argumentet ligjore kunder ankeses se PS

Kerkesa ankimore ne objektin e saj ka dy kerkime te vecanta. Njerin ankim ndaj vendimit nr 1158 date 25.06.2011 dhe tjetri kerkese per deklarimin te pavlefshem te zgjedhjeve ne nje numer te percaktuar qendrash votimi.

Kerkimi i pare i objektit te kerkeses ankimore, duhet te rrezohet nga KQZ-ja per shkak se nuk plotesohet kushti per kompetencen i percaktuar ne shkronjen ”a” te nenit 130 te Kodit Zgjedhor.

Lidhur me kerkimin e dyte te objektit te kerkeses ankimore, kerkimin per pavlefshmerine, verifikimi i elementeve te percaktuar ne nenin 130 te Kodit na con drejt pergjigjes pozitive per kushtin per legjitimimin dhe per kompetencen, por na con ne menyre te pashmangshme drejt pergjigjes negative per kushtin per afatin ligjor.

Kompetenca e KQZ-se per te shqyrtuar kerkesat per pavlefshmeri bazohet ne nenin 124 dhe nenin 160 te Kodit Zgjedhor. Neni 160 percakton edhe afatin brenda te cilit subjektet zgjedhore mund te paraqesin kerkesat per pavlefshmeri. Ky afat eshte brenda 3 diteve nga shpallja e rezultatit nga KQZ-ja ose, sipas rastit, nga KZAZ-ja.

Veprimi i KQZ-se ne funksionin e saj si KZAZ e Bashkise Tirane, tashme eshte jashte cdo lloj debati sepse eshte konfirmuar jo vetem nga praktika por edhe jurisprudenca e Kolegjit Zgjedhor.

KQZ-ja detyrimin e saj si KZAZ e Bashkise Tirane e ka permbushur ne daten 23.05.2011, kur ka miratuar tabelen perkatese me vendimin nr. 711. Per rrjedhoje, afati per kerkimin e pavlefshmerise eshte ezauruar ne daten 26.05.2011, sic percakton paragrafi i dyte i nenit 160 te Kodit.

Kalimi i afatit 3-ditor sjell menjehere dekadencen e te drejtes per cdo kerkese te metejshme.

Per pasoje, mosplotesimi i kushtit ligjor per afatin sjell ne menyre te paevitueshme rrezimin e kerkimit te dyte ne objektin e kerkeses ankimore te subjektit zgjedhor Partia Socialiste, ate te shpalljes se pavlefshmerise se zgjedhjeve.

Ne perfundim te kesaj analize ligjore i propozoj KQZ-se mos parimin e kerkeses ankimore ne perputhje me nenin 130 te Kodit Zgjedhor.

Per kete rekomandoj, ne arsyetimin e vendimit te thuhet:

1. Mospranimin per shqyrtim te kerkeses ankimore nr. 164 te Partise Socialiste e Shqiperise.

2. Shpalljen publike te ketij vendimi.

3. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

4. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim ne Kolegjin Zgjedhor, prane Gjykates se Apelit Tirane, brenda 5 (pese) diteve nga shpallja e ketij vendimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›