E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkoi ndihmë në det pas defektit në motor, përfundon me sukses rimorkimi i jahtit me flamur maltez

Kapiteneria e Portit të Durrësit njoftoi se ka organizuar me sukses operacionin e rimorkimit të jahtit me flamur maltez “Infinity Nine”, pas një defekti në motor që e detyroi të kërkojë ndihmë.

Jahti raportoi problemin rreth 20 milje detare në perëndim të Bisht Pallës.

Falë bashkëpunimit të shpejtë dhe efikas me anijen “Nautica”, e cila lundronte në afërsi dhe është në pronësi të kompanisë Albsea Transport me destinacion Durrësin, rimorkimi u krye me sukses pa vështirësi.

Sipas Kapitenerisë, jahti pritet të arrijë në radën e Portit të Durrësit rreth mesnatës.

  • Autoritetet portuale dhe institucionet përkatëse shprehën mirënjohje të veçantë ndaj kapitenit dhe ekuipazhit të m/v “Nautica” për gatishmërinë, profesionalizmin dhe bashkëpunimin e menjëhershëm të treguar, të cilat kontribuuan drejtpërdrejt në zgjidhjen e sigurt të situatës.

    /rtsh.al/

    Më shumë nga Kronika

    Të gjitha ›