Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë/ Pritet të shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për Vlora Hysenin, zbulohet arsyeja

Seanca në Apelin e Posaçëm për Vlora Hysenin pritet të shtyhet për një datë tjetër, pas kërkesës së prokurorëve.
Shkak për kërkesën është bërë një fatkeqësi që ka ndodhur në familjen e një prej kolegëve të tyre. Për këtë arsye, prokurorët kanë kërkuar shtyrjen e seancës, ndërsa pritet që gjykata të caktojë një datë të re për shqyrtimin e çështjes.
Kujtojmë se seanca u njoftua se do të zhvillohej sot në orën 13:00 në Gjykatën e Posaçme të Apelit për shqyrtimin e kërkesës për ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.
Ndërsa, kërkesa e ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, për ndryshimin e masës së sigurisë do të shqyrtohej nga gjyqtari Florian Kalaja, në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb