E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon gjyqtaren Pajtime Fetahu: Do të qëndrojë në qeli

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e gjyqtares Pajtime Fetahu për zëvendësim të masës së sigurisë “Arrest me burg”.

Gjyqtarja, e cila dyshohet se ishte pjesë e organizatës kriminale të Suel Çelës do të vijojë të qëndrojë në qeli.

Pajtime Fetahu, sipas dosjes së SPAK, komunikonte drejtpërdrejt me Suel Çelën, i cili vijon të jetë në arrati.

Në dosjen me 262 faqe të SPAK, vihet re angazhimi i gjyqtares për të nxjerrë nga burgu miqtë e Suel Çelës, e nga ana tjetër për të futur në qeli armiqtë e tyrë.

Nga dosja e siguruar nga Vizion Plus bie në sy afrimiteti në mesazhet e shkëmbyera në SKYECC mes saj dhe Suel Çelës, që identifikohet me emrin tjetër, Marius Lulaj.

Në 2020, gjyqtarja në detyrë, jo vetëm që i ka favorizuar anëtarët e bandës, por u kërkonte atyre dhe vetë Suel Çelës, eliminime fizike.

Sipas SPAK lufta mes klaneve rivale ishte shumë e dhunshme për kontroll territori në trafikun e drogës dhe jo vetëm, në Shqipërinë e mesme./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›