E Martë, 3 Nëntor 2026

Kërkuan lirinë/ Mbeten në burg tre të akuzuarit për vrasjen e Fatbardh Licit

Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën për liri të Safet Rustemit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit.

Ata akuzohen për vrasjen e Fabardh Licit në Shkodër. Gjykata e lartë refuzoi rekursin për heqje e masës “arrest në burg.”

Vrasja e Fatbardh Licit ndodhi në gusht  të 2018-tës në qytetin e Shkodrës.

Vrasja është  kryer pasi Behar Bajri dyshonte se Ibrahim Lici,iI afërmi i Fatbardh Licit, ishte autor i ekzekutimit të Boran Bërcanës në korrik të 2018-tës. /abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›