Kërkuan rinumërim të votave në Tiranë dhe Durrës, KAS legjitimon kërkesën e dy kandidatëve të opozitës

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) legjitimoi sot në dhomë këshillimi kërkesën e kandidatit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani dhe Aulon Kalasë, të Partisë Lëvizja e Legalitetit, të cilët kërkuan rinumërimin e votave në qarqet Tiranë dhe Durrës.
Vendimi i KAS vjen pas pretendimeve të kandidatëve për parregullsi në procesin e numërimit të votave, të cilat, sipas tyre, kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar.
Më herët KAS e refuzoi kërkesën e tyre, pasi tha se duhej të bëhej përmes subjekteve politike, siç u bë sot.
/m.m/j.p/