E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli Bashkiak, pro Reformës Territoriale/ Tiranë, miraton ndarjen administrative, shtohet një njësi e re në Tiranë

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi me votat e socialistëve propozimin për ndarjen e re administrative-territoriale.

Tiranës sipas këtij propozimi i shtohet një njësi e re administrative territoriale. Ajo do të përbëhet nga Rinasi që aktualisht është i përket Krujës dhe Domja dhe Bërxulli pjesë e Vorës.

Opozita në këshillin bashkiak shprehu votën kundër dhe propozoi krijimin e pesë bashkive të reja rreth Tiranës.

Ndërkohë qëndrimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, sipas përfaqësuesve të Bashkisë së Tiranës, do t’i dërgohet Komisionit të Reformës Territoriale në një moment tjetër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›