Këshilli i Ministrave emëron Besnik Çinën, anëtar të Komisionit të Ndihmës Shtetërore

TIRANË, 21 maj /ATSH/ Këshilli i Ministrave emëroi në mbledhjen e të mërkurës Besnik Çinën anëtar të Komisionit të Ndihmës Shtetërore.
Në mbështetje të ligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin, “Për ndihmën shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi që Brikena Qela anëtare në Komisionin e Ndihmës Shtetërore, të zëvendësohet me Besnik Çina anëtar.
Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
/r.e/