E Diel, 1 Nëntor 2026

- Këshilli i Ministrave miraton vendim për shpalljen e listës së personave të shpallur si financues të terrorizmit nga Këshilli i Sigurimit të OKB - Këshilli i Ministrave miratoi sot listÃ

- Këshilli i Ministrave miraton vendim për shpalljen e listës së personave të shpallur si financues të terrorizmit nga Këshilli i Sigurimit të OKB -

Këshilli i Ministrave miratoi sot listën e personave të shpallur si financues të terrorizmit nga Këshilli i Sigurimit të Organizats së Kombeve të Bashkuara. Miratimi i saj është i rëndësishëm, pasi përveç detyrimit ligjor për miratimin e saj rikonfirmon angazhimin e qeverisë dhe institucioneve shqiptare në luftën tashmë të shpallur kundër terrorizmit, ku vendi ynë ka një angazhim konkret në këtë luftë globale.

Personat e përfshirë në listë janë persona të shpallur si financues të terrorizmit, sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Gjithashtu janë dhe emrat e personave pasuritë e të cilëve janë të kontrolluara direkt apo indirekt nga financuesit e terrorizmit.

Ky vendim vjen në vijim pas ligjit të iniciuar nga Qeveria dhe të miratuar nga Parlamenti në korrik të 2004 "Për masat kundër financimit të terrorizmit".

Sipas vendimit të sotëm personat dhe subjektet, të cilët kanë dijeni për fonde e pasuri të tjera, për veprime financiare apo veprimtari të tjera për personat e listës, detyrohen ligjërisht të njoftojnë menjëherë ministrinë e Financave.

Vendimi përcakton se subjektet që kanë në zotërim, që kontrollojnë ose kanë të drejtë a interes mbi fondet dhe pasuritë e personave të shpallur në listë, ndalohen të lejojnë apo të kryejnë veprime juridike apo shërbime të çdo lloji mbi to.

Deklarimi i këtyre personave si persona të shpallur është i rëndësishëm për veprimtarinë e organeve të cilët do të ndjekin këtë proces.

Pas shpalljes së tyre me vendim të Këshillit të Ministrave, Ministria e Financave ka detyrimin e marrjes së masave për sekuestrimin, bllokimin e pasurisë dhe ndalimin e financimeve. Për këtë qëllim është bashkëpunuar me institucionet ndërkombëtare për të marrë dokumentacionin e kërkuar për të bërë shpalljen publike të tyre, që institucionet përgjegjëse, të cilat mund të kenë të regjistruar pasuritë e tyre apo disponojnë fonde të këtyre personave të bëjnë zbatimin e akteve të Ministrisë së Financave për t'i bllokuar këto pasuri dhe për t'i ngrirë ato.

Listat e paraqitura nuk janë përfundimtare, pasi ecuria e procesit është dinamike dhe ato ndryshojnë herë pas here nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë listë janë përfshirë vetëm emrat sipas listës së fundit që ka dalë në zbatim të rezolutave. Por nëse kjo listë ndryshon me shtimin apo heqjen e emrave në të, këto ndryshime do të reflektohen menjëherë edhe qeveria e Shqipërisë dhe do të merren masat përkatëse.

Më pas, z.Dalipi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Pyetje:Çdo të bëhet më tej pas publikimit të listës?

Z.Dalipi: Kjo është lista më e plotë që ka dalë deri tani dhe që është pranuar nga të gjitha vendet që bashkëpunojnë në këtë funksion dhe në çdo rast emrat e paraqitur do të verifikohen nga strukturat përkatëse dhe do të veprohet me sekuestrimin apo bllokimin e financimeve të tyre nëse ka, por edhe për personat që mund të kenë lidhje me financimet e tyre. Procedura është unike për të gjitha vendet që kanë nënshkruar konventat me OKB në këtë drejtim. Kjo nuk do të thotë që nuk kemi vepruar më parë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për këto çështje.

Pyetje: Cili është komenti juaj në lidhje me deklaratat e Partisë Demokratike se policia ka vepruar në mënyrë të paligjshme në Lazarat?

Z.Dalipi: Ju mendoni se kur policia kryen aksione dhe arreston persona të kërkuar dhe të dënuar është veprim i jashtëligjshëm? Krimi është krim dhe asgjë tjetër. Lazarati nuk është pronë e askujt përveç e njerëzve të ndershëm të saj. Nuk justifikohet në asnnjë rast përdorimi i armëve ndaj policisë. Ne kërkojmë bashkëpunimin e ngushtë të drejtësisë në këtë funksion, ashtu si edhe të komunitetit të Lazaratit që të distancohen nga personat e inkriminuar.Çdo person që do të nxisë veprime duke thyer me force ligjin nuk do të tolerohet në asnjë rast.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›