Khamenei: Nuk dorëzohemi kurrë/ “Pasoja të rënda për SHBA nëse ndërhyn në Iran”

Pasi presidenti Amerikan kërkoi dorëzimin e menjëhershëm të Iranit dhe paralajmëroi Liderin Suprem të këtij shteti Ajtollah Ali Khamenei se Shtetet e Bashkuara mund ta vrasin atë, por nuk do ta bëjnë dicka të tillë tani per tani një reagim I ashpër erdhi këtë të mërkurë nga vetë Khamenei. Lideri Suprem I Iranit deklaroi se Teherani nuk do të dorëzohet ndërsa paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se nëse do të bëheshin pale në këtë konflikt me Izraelin, pasojat për Washingtonit do të ishin katastrofike.
Presidenti i SHBA-së na kërcënon. Me retorikën e tij absurde, ai kërkon që populli iranian t’i dorëzohet. Njerëzit inteligjentë që e njohin Iranin, kombin iranian dhe historinë e tij nuk do t’i flasin kurrë këtij kombi me gjuhë kërcënuese, sepse kombi iranian nuk do të dorëzohet. Hyrja e SHBA-së në këtë luftë është 100% në dëm të saj. Dëmi që do të pësojë do të jetë shumë më i madh se çdo dëm që mund të pësojë Irani.
Kundërpërgjigja e Liderit Suprem Iranin erdhi pasi mediat ndërkombëtare raportuan se Presidenti Amerikan Donald Trump po shqyrton ti bashkohet sulmeve Izraelite ndaj Iranit. Kreu I shtëpisë së bardhë zhvilloi mbrëmjen e të martës një takim me ekipin e tij të sigurisë kombëtare që zgjati për rreth 90 minuta. Këshilltarët e Trump janë të ndarë në qëndrimin e tyre mbi përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në këtë konflikt.
Një objektiv i mundshëm për SHBA është objekti bërthamor Fordou i Iranit. Ai ndodhet thellë nën tokë dhe vetëm amerikanët kanë një bombë që, peshon rreth 15 ton dhe është aftë ta shkatërrojë atë
Teksa në nivel diplomatic tensionet janë të larta, Shtetet e Bashkuara kanë nisur të zhvendosin drejt Lindjes së Mesme arsenal ushtarak.
Luftanija bërthamore Nimitz, është nisur nga Gjiri Persik drejt Lindjes së Mesme. Po ashtu ushtria amerikane po përgatitet për mundësinë që Presidenti Donald Trump të vendosë t’i urdhërojë Forcave Ajrore Amerikane të ndihmojnë në furnizimin me karburant të avionëve luftarakë izraelitë, ndërsa ata kryejnë sulme mbi Iran.
Irani ka vazhduar sulmet hakmarrëse ndaj Izraelit. Gjatë natës, Teherani qëlloi një raketë hipersonike Fattah-1 drejt Tel Avivit.
Nga ana tjeter,Në ditën e gjashtë të konfliktit, ka pasur më shumë sulme izraelite ndaj Iranit. Shpërthime u dëgjuan në Teheran rreth agimit. Raportet thonë se sulmet ajrore izraelite goditën një strukturë kyçe të prodhimit të raketave dhe një akademi të lidhur me Trupat e Gardës Revolucionare. Po ashtu ushtria izraelite thotë se ka goditur vendet e prodhimit të centrifugave të uraniumit dhe fabrikat e armëve në Iran gjatë natës, në ditën e gjashtë të ofensivës. / abcnews.al