E Diel, 1 Nëntor 2026

Kievi godet aeroportin rus, baza e avionëve luftarakë

Forcat Speciale Ushtarake të Ukrainës kanë goditur aeroportin Borisoglebskit në rajonin Voronezh të Rusisë, ku ndodhen avionët luftarakë rusë Su-34, Su-35S dhe Su-30SM.

Kjo u raportua nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm, u godit një depo bombash.

Ushtria ukrainase shtoi se edhe avionë të tjerë mund të jenë dëmtuar në sulme, por nuk dha detaje të mëtejshme.

“Ky aeroport është baza e Su-34, S-35S dhe Su-30SM të armikut”, thuhej në postim.

Guvernatori i Voronezhit, Alexander Gusev, shkroi në Telegram se më shumë se 25 dronë që fluturonin në hapësirën ajrore të rajonit u rrëzuan gjatë natës.

Ai tha se një linjë energjie elektrike ishte dëmtuar, por nuk përmendi sulmin në aeroportin ushtarak./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›