E Martë, 3 Nëntor 2026

Kievi vazhdon avancimin në territorin rus, sulmon gjatë natës me 117 dronë dhe 4 raketa

Mbrojtja ajrore ruse ka shkatërruar 117 dronë dhe katër raketa taktike të lëshuara gjatë natës nga Ukraina duke synuar disa rajone, përfshirë Kursk, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Raketat dhe 37 dronë u shkatërruan mbi rajonin e Kursk, tha ministria përmes platformës Telegram, ndërsa 37 dronë u shkatërruan mbi rajonin Varonez, ndër të tjera. Ministria ruse nuk publikoi një shifër totale për dronët dhe raketat e lëshuara nga Rusia.

Guvernatori i rajonit Varonez, Alexander Gushev, tha se gjatë natës Ukraina lëshoi ​​më shumë se 35 dronë kundër rajonit të tij, i cili ndodhet disa qindra kilometra në jug të Moskës.

“Nuk ka pasur viktima,” tha Gusev në Telegram.

Rajoni i Belgorodit është në gjendje të jashtëzakonshme

Guvernatori i Belgorodit, një rajon rus në fqinjësi me territorin ukrainas, njoftoi se po shpall gjendjen e jashtëzakonshme, duke përmendur situatën “jashtëzakonisht të vështirë” për shkak të bombardimeve të vazhdueshme ukrainase .

Autoritetet në rajonet e Kursk, Varonez dhe Bryansk diskutuan gjithashtu për bastisjet ukrainase me dronë, megjithatë, siguruan se ato u rrëzuan nga mbrojtja kundërajrore ruse gjatë natës./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›