E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina më në fund është e artë/ Vendi i madh aziatik fiton dy titujt e parë në Lojrat Olimpike

Katër vjet më parë ishin një superfuqi. Kina fitoi 15 medalje në Lojrat Olimpike të Dimrit që u zhvilluar në Pekin në 2022, nga të cilat 9 të arta, por këtë herë në Itali u desh të priste shumë.

Vendi I madh aziatik ia doli më në fund të kishte kampionët e tij olimpikë në Milano dhe Kortina d’Ampeco, e kjo vetëm dy ditë para përfundimit të spektaklit.

E arta e parë për kinezët u fitua nga Su Jiming në garën që quhet snoubording.

Ai la prapa japonezin Hasegaua dhe amerikanin Kanter, duke thyer mallkimin italian, pasi Kina kishte marrë deri para tij vetëm 3 medalje argjendi dhe 4 bronzi.

Njëzetedyvjeçari konfirmoi titullin e fituar në Pekin katër vjet më parë dhe mbetet një nga sportistët më të të të vendit të tij dhe të botës.

Medalja e dytë e artë u fitua për femra.

Hsu Meng Tao ia doli në stilin e lirë në ushtrimet e kërcimit në ajër, duke pasur epërsi të madhe ndaj rivaleve.

Kinezja veterane 35-vjeçare pati një paraqitje të shkëlqyer dhe fitoi 112.90 pikë, me mbi 10 pikë avantazh ndaj australianes Skot, ndërsa Shao Çi fitoi bronz gjithashtu për Kinën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›