E Martë, 3 Nëntor 2026

Kina paralajmëron SHBA-në dhe Japoninë të mos krijojnë armiq imagjinarë

Kina ka reaguar ndaj deklaratës së përbashkët të SHBA dhe Japonisë që kritikojnë politikën e saj të jashtme.  “Ne u bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë që të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës dhe të mos krijojnë armiq imagjinarë”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme , Lin Jian.

Pas bisedimeve të mbajtura në Tokio , SHBA-ja dhe vendet e  tjera kanë kritikuar “veprimet destabilizuese” të Pekinit në Detin e Kinës Jugore, gjithashtu kanë dënuar dhe rritjen e bashkëpunimit të Kinës  me Rusinë dhe Korenë e Veriut. 

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe homologët japonezë, kanë ripërsëritur “kundërshtimet ndaj pretendimeve të paligjshme të Kinës në det, dhe veprimeve  kërcënuese në Detin e Kinës Jugore”, është thënë në deklaratën e përbashkët.

Autoritetet kineze theksuan se në deklaratën e përbashkët është përzier e mira me të keqen dhe sulmohet politika e Jashtme kineze. Lin u shpreh se hedh poshtë të gjitha pretendimet e pavërteta të cituara në deklaratë.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›