E Martë, 3 Nëntor 2026

Kina u vendos “ultimatum” zyrtarëve: Mjaft më me burokraci, fjalimeve bjeruni shkurt

Qeveria kineze ka urdhëruar zyrtarët e saj që të reduktojnë numrin e mbledhjeve dhe të shkurtojnë raportet zyrtare, duke kërkuar që dokumentet të jenë të shkruara në një stil të “shkurtër, praktik dhe konciz” dhe të mos kalojnë 5 mijë karaktere.

Po ashtu, fjalimet në takime nuk duhet të zgjasin më shumë se një orë, dhe pjesëmarrja në mbledhje do të jetë e kufizuar dhe e monitoruar.

Kjo direktivë, e nxjerrë nga Partia Komuniste dhe Këshilli i Shtetit, përfshin gjithsej 21 masa që synojnë përmirësimin e funksionimit të administratës, vlerësimin e zyrtarëve dhe kontrollin e aplikacioneve qeveritare.

Nisma është pjesë e strategjisë së presidentit Xi Jinping për të fuqizuar ekonominë kineze, e cila po rritet me ritmet më të ulëta në dekada, si dhe për të frenuar aktivitetet e kota në sektorin shtetëror. Në të njëjtën kohë, Xi po vijon edhe fushatën e tij kundër korrupsionit në të gjitha nivelet e Partisë Komuniste.

Fushata përfshin edhe rregulla më të rrepta mbi shpenzimet për ngrënie, pirje dhe duhan nga zyrtarët, me qëllim eliminimin e “korrupsionit gastronomik”. Si pasojë, zyrtarët duhet të kërkojnë leje për takime me më shumë se dy kolegë dhe janë bërë edhe teste alkooli.

Megjithatë, këto masa po ndikojnë në ngadalësimin e rimëkëmbjes ekonomike, sidomos në sektorin e restoranteve, ku të ardhurat po rriten më ngadalë dhe bizneset po kërkojnë mënyra të reja për të mbijetuar, si shitja e ushqimeve me porosi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›