Kinezi vret kusheririn e trajnerit amerikan
Nje kinez sulmoi dy turiste amerikane, duke vrare njerin prej tyre dhe nje shoqerues turistesh ne qender te Pekinit, vendi ku zhvillohen Lojerat Olimpike 2008. Ai me pas u vetevra, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Hsinhua. Turisti amerikan i vrare, eshte anetar i familjes se nje trajneri te ekipit amerikan te volejbollit, njoftoi Komiteti Olimpik amerikan. Sipas faqes se internetit te komitetit, burri ishte vrare me thike. Nje anetar tjeter i familjes eshte plagosur rende gjate sulmit. Autoritetet kineze njoftuan se sulmuesi vrau veten duke u hedhur nga nje kulle historike ne Pekin.