E Diel, 1 Nëntor 2026

Kirurgu Agim KarajArrestimi im Kurth

TIRANE- Pas pushimit te te gjitha akuzave ndaj tij me 26 mars 2010 ai i eshte rikthyer serish punes se tij si shef i kirurgjise ne spitalin Onkologjik te QSUT-se. Nje nder bisturite me te mira te QSUT-se nuk e ka pasur aspak te veshtire te fitoje serish besimin e pacienteve qe ne fakt ai e ka te veshtire ti perballoje te gjithe. Ne nje interviste per Shqiptarja.com kirurgu i njohur Agim Karaj na rrefen se cilat jane arsyet qe e cuan ne vendimin per te kerkuar demshperblim dhe sa eshte shuma e demshperblimit qe ai ka kerkuar.

Doktor ju u cliruat nga te gjitha akuzat dhe u rikthyet serish ne pozicionet qe kishit a nuk eshte ky nje lloj dmeshperblimi
Po eshte e vertete. Dhe rikthimi im ne te gjitha pozicionet qe kisha perpara se te ndodhte e gjithe kjo tregoi se une nuk isha fajtor. Por une nuk isha i kenaqur

Po perse kerkuat demshperblim
Sigurisht qe rikthimi im ne te gjitha pozicionet qe kisha ishte konfirmimi i pafajesise sime. Por gjithsesi une nuk mund ta lija me kaq sepse mua me hoqen per gati dy vite me radhe nga puna dhe me akuzuan per gjera te paverteta dhe pa asnje prove. Dhe une kam kerkuar demshperblim vetem per ditet e qendrimit ne burg dhe ditet qe isha nen akuze dhe nuk mund ta ushtroja profesionin tim.
Dhe sa eshte shuma e demshperblimit te kerkuar
Une kam kerkuar 1 milione leke te reja demshperblim ose 10 milione leke te vjetra. Dhe jo ata shifra marramendese qe kane dale neper gazeta. Madje une po e diskutoj edhe me avokatin tim qe te mund te ngre nje padi edhe ndaj mediave qe kane abuzuar me kete shifer.

Me konkretisht per sa dite ju keni kerkuar te demshperbleheni
Ne total jane 508 dite per te cilat une kerkoj demshperblim. Dhe nga keto ne padine time une kerkoj demshperblim deri ne 3 mije leke dita per periudhen nga 3 deri me 5 nentor 2008 periudhe gjate te ciles me mbajten ne burg dhe demshperblim ne shumen 2 mije leke dita duke filluar nga 6 nentori 2008 deri me 26 mars 2010 kur une u clirova nga akuzat dhe u riktheva serish ne pune.

Pas rikthimit tuaj ne pune a ndryshoi ndonje gje ne raport me pacientet dhe koleget ne spital
Jo Per mua po njesoj ka qene sigurisht qe moralisht jam ndier i prekur por edhe per pacientet kjo ceshtje nuk ka pasur asnje ndikim. Jane te shumte ata qe vijne cdo dite per te kerkuar ndihmen time.

Sot kur e shikoni kete ceshtje nga larg a mendoni se ishte e qellimshme
Une e besoj se e gjitha kjo ka qene nje kurth. Nje kurth i atyre mjekeve jo shume te afte por qe koha po i tregon vete vendoin qe i takon gjithesecilit.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›