E Diel, 1 Nëntor 2026

Kishin kultivuar kanabis në Fushë Gjormë, një i arrestuar në Kurbin, bashkëpunëtori në kërkim

Policia e Kurbinit ka goditur një rast të kultivimit të bimeve narkotike në fshatin Fushë Gjormë.

Në kuadër të operacionit “Vigjilenca 2”, u vu në pranga shtetasi N. Xh., 40 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për kultivimim e këtyre bimëve.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. K., 54 vjeç, banues në Fushë Milot, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Fushë Gjormë, u gjetën 1820 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 1 celular dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin e këtij rasti.

Policia njofton se kontrollet antikanabis do të vijojnë në të gjithë territorin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›