E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kishin ndërtuar lokal në hapësira publike në Kavajë, dy persona nën hetim

Dy persona janë vënë nën hetim në Kavajë pasi kishin zaptuar dy hapësira publike për të ndërtuar shtesa lokali.

Policia thotë se ka proceduar penalisht dhe po i heton në gjendje të lirë Sh.Xh. 63 vjeç dhe P.Ç. 48 vjeç.

Ata kishin përshtatur dy hapësira publike si lokale për qëllime përfitimi personal

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet në zbatim të planit operacional të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

Procedohen penalisht 2 shtetas, pasi kishin zënë 2 hapësira publike dhe i kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve ekonomike, në kundërshtim me ligjin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake, në zbatim të planit operacional “Plazhi i lirë”, kanë ushtruar kontrolle në Kavajë.

Nga kontrollet u konstatua se shtetasit Sh. Xh. dhe P. Ç. kishin zënë nga një hapësirë publike dhe e kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme ekonomike, pa leje nga organet kompetente.

Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Sh. Xh., 63 vjeç dhe P. Ç., 48 vjeç, banues në Kavajë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›