E Martë, 3 Nëntor 2026

Kishin zënë hapësirat publike në plazh/ Kavajë, procedohen dy persona

Kavajë

Vijojnë kontrollet në zbatim të planit operacional të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

Procedohen penalisht 2 shtetas, pasi kishin zënë 2 hapësira publike dhe i kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve ekonomike, në kundërshtim me ligjin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake, në zbatim të planit operacional “Plazhi i lirë”, kanë ushtruar kontrolle në Kavajë.

Nga kontrollet u konstatua se shtetasit Sh. Xh. dhe P. Ç. kishin zënë nga një hapësirë publike dhe e kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme ekonomike, pa leje nga organet kompetente.

Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasi Sh. Xh., 63 vjeç dhe P. Ç., 48 vjeç, banues në Kavajë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›