E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kishte fshehur drogë në bagazhin e makinës, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane , pasi në automjetin e tij është gjetur drogë.

Gjatë një kontrolli nga efektivët brenda Zonës së Shërbimit “Scaligera” në Bashkinë Soave, iu gjetën gati 6 kg kokainë.

Sipas mediave të huaja, droga ishte e ndarë në 5 pako, të fshehura në bagazhin e makinës.

Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Verona Montorio. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›