E Diel, 1 Nëntor 2026

Kishte shkuar me pushime në Pogradec, 62-vjeçarja përplaset nga makina në vijat e bardha, ndërron jetë

Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje ndodhi paraditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë.

Viktima është një grua e moshuar e identifikuar si Manushaqe Gjoka,  nga Durrësi, që kishte shkuar për pushime në Pogradec.

Ngjarja ndodhi pranë hotelit ku ajo qëndronte. Gjoka u përplas nga një automjet teksa po kalonte në vijat e bardha.

Ajo u transportua menjëherë me një ambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht, për shkak të plagëve të rënda, gruaja ndërroi jetë rrugës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›