E Martë, 3 Nëntor 2026

Kishte zaptuar hapësirat e plazheve publike, procedohet 39-vjeçari në Vlorë

Kishte vendosur 24 çadra dhe shezlongë pa leje në zonën e plazhit publik të Radhimës, policia procedon penalisht 39-vjeçarin.

Kontrollet vijojnë pa ndërprerje, në të gjithë vijën bregdetare të qarkut.

Policia e Vlorës apelon për pronarët/administratorët e lokaleve që ushtrojnë aktivitet buzë vijës bregdetare, që të mos zënë hapësira publike në plazhe, pasi do të përballen me sanksionet penale dhe administrative që parashikon ligji./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›