E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kitarat e Korçës”, 40 kitaristë në një mbrëmje me serenata e atmosferë festash

Pedonalja e qytetit të Korçës u mbush me tingujt e ngrohtë të kitarave, duke rikthyer një nga traditat më të bukura të qytetit, këndimin e serenatave korçare.

Koncerti “Kitarat e Korçës” i drejtuar nga Nuçiel Doko erdhi si një homazh për trashëgiminë muzikore të dikurshme, kur kitarat shoqëronin netët festive dhe këngët e zemrës këndoheshin në çdo cep të qytetit.

Mbrëmja u pasurua edhe nga performanca e Korit të të Rinjve “Zë+”, i cili interpretoi karola tradicionale të Krishtlindjes nën drejtimin e Bledi Polenës.

Koncerti u ndoq me interes të madh nga qytetarë dhe vizitorë të shumtë.

“Kitarat e Korçës” jo vetëm që solli festën më pranë njerëzve, por edhe ringjalli një traditë të çmuar, duke dëshmuar se muzika mbetet një nga pasuritë më të bukura të qytetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›