E Hënë, 2 Nëntor 2026

Klinikë dentare me produkte të skaduara/ Pranga pronarit turk, nën hetim koordinatorja dhe dy laborantë

TIRANË- Një klinikë dentare në zonën e “Don Bosko”, kryente evazion fiskal dhe shërbente me produkte të skaduara.

Nga kontrolli në ambientet e klinikës u gjetën dhe u sekuestruan 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), me vlerë rreth 100 000 euro, për të cilat nuk disponoheshin fatura zhdoganimi, si dhe mandate të pafiskalizuara.

Autoritetet kanë arrestuar administratorin e klinikës dentare Dental Turk, Adnan Yizdizoglu 59 vjeç.

Aktualisht vijojnë  hetimet për të përcaktuar dëmin ekonomik që i është  shkaktuar shtetit, si pasojë e shmangies së detyrimeve tatimore nga ky subjekt./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›