E Diel, 1 Nëntor 2026

Klodiana Spahiu dhe Agron Gjekmarkaj zgjidhen nënkryetarë të Kuvendit

Deputetja socialiste Klodiana Spahiu dhe demokrati Agron Gjekmarkaj, janë zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit.

Gjatë seancës së sotme plenare, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi njoftoi vendimin.

Niko Peleshi: nënkryetarë të Kuvendit zgjidhen deputetja Klodiana Spahiu e propozuar nga Grupi Parlamentar i PS-së dhe Agron Gjekmarkaj nga Grupi Parlamentar t PD-së. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›