E Martë, 3 Nëntor 2026

Koçiu: Gatishmëri maksimale dhe personel i shtuar për përballimin e sezonit turistik

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me drejtuesit e spitaleve rajonale dhe QSUT-së.

Në fokus të këtij takimi ishin masat e marra për sezonin turistik 2025 dhe përballimin e fluksit në zonat bregdetare dhe malore.

Sipas Koçiut, çdo hallkë e sistemit shëndetësor është në gatishmëri maksimale për përballimin e fluksit në zonat bregdetare dhe malore, ku këtë vit ka edhe personel të shtuar.

Ministrja Koçiu pohoi se ka “theksuar rëndësinë e koordinimit dhe reagimit të menjëhershëm në çdo situatë. Më shumë përgjegjësi, bashkëpunim e përkushtim për një shërbim shëndetësor cilësor, kudo ku ka nevojë”.

Nga takimi i ministres Koçiu me drejtuesit e spitaleve rajonale dhe QSUT-së 1 nga 11

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›