E Martë, 3 Nëntor 2026

Koçiu: Mamografi falas në Spitalin e Kukësit gjatë muajit qershor

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se ndalesa e radhës gjatë muajit qershor, për kryerjen e mamografive falas për të gjitha gratë dhe vajzat do të jetë Spitali Rajonal i Kukësit.

Gjatë muajit qershor, gratë dhe vajzat në Kukës mund t’i drejtohen spitalit rajonal të këtij qyteti, për kryerjen e mamografive falas pa rekomandimin e mjekut.

Koçiu tha se “në muajin prill, në Spitalin Rajonal Dibër u realizuan mamografi falas, duke i dhënë çdo gruaje mundësinë për një kontroll të nevojshëm, për shëndetin dhe jetën e saj”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur ta shtrijë fushatën e saj sensibilizuese përveç tetorit, edhe gjatë muajve të tjerë të vitit. Kontrollet e rregullta janë thelbësore për luftën kundër kancerit dhe mbrojtjen e shëndetit.

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›