Koçiu: Rritja e kapaciteteve të stafit, shërbime më efikase për qytetarët

TIRANE, 13 nëntor/ATSH/ Ekipi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me përfaqësues të menaxhimit të programeve dhe profesionistë të angazhuar në projektet e investimeve, po zhvillon një sesion trajnimi dyditor.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot momente nga ky trajnim i punonjësve të MSHMS, të cilët po pajisen me njohuri të reja mbi procedurat e menaxhimit të investimeve publike.
“Rritja e kapaciteteve të stafit për përgatitjen, zbatimin dhe monitorimin e projekteve të investimeve është element kyç për të përmirësuar punën tonë në drejtim të ofrimit të shërbimeve më efikase dhe më të qëndrueshme për qytetarët”, tha Koçiu.
1 nga 5/k.s/