E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Kohë në pentagram”- Mbrëmje Gala me rastin e 70 vjetorit të lindjes së regjisorit Nikolin Gurakuqi

Pjesë nga veprat operistike në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit vijnë në “Kohë në pentagram”.

Një mbrëmje Gala kushtuar 70-vjetorit të lindjes së regjisorit Nikolin Gurakuqi, një prej emrave më të rëndësishëm të skenës shqiptare. “Kohë në pentagram” do te vij mbrëmjen e datës 18 tetor, ku publiku do të udhëtojë ndër vite përmes kryeveprave të repertorit botëror, nga Verdi, Puccini e Bizet, Rossini etj.

“Nuk kam veçse fjalë falënderuese për Teatrin Kombëtar të Operës ku punova për 45 vjet. Vazhdoj të kemi kontakte, kuptohet më radhë por gjithë jeta ime është në këtë skenë. Puna e regjisorit është punë me mëndje, nuk është punë me zë kështu që dëshiroj që nëse je mirë me shëndet, gjë që unë jam , do kem kontakte me institucionin dhe në sezonin e ardhshëm.” – Nikolin Gurakuqi.

Një mbrëmje gala, që do të ngjisë në skenë artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, për të sjellë për publikun arie apo skena operash që janë vënë në skenë më parë.

“Kohë në pentagram” zhvillohet nën drejtimin muzikor të maestro Edmond Doko dhe Dritan Lumshit, me pjesëmarrjen e Solistëve, Korit dhe Orkestrës Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›